E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Situata drejt përmirësimit në Shkodër

Situata e përmbytjeve është drejt normalizmit dhe tashmë nën ujë ndodhen 1650 hektarë. Me një vlerësim tejet pozitiv, Zv. kryministri Ilir Meta ka deklaruar sot nga mbledhja e Shtabit të emergjencave civile në Shkodër, se operacionet humanitare në zonat e përmbytura kanë qënë efikase, ndërsa situata është përmirësuar ndjeshëm. Të pranishëm në këtë mbledhje kanë qënë dhe ministra të cilët kanë insistuar në përballimin e situatës së përmbytjeve.
 

Përvec ujit, që prej kohësh ka pushtuar çdo gjë, banorët e Shkodrës po përballen edhe me të ftohtin. Ulja e ndjeshme e temperaturave ka vështirësuar së tepërmi jetesën e mijëra familjeve. Ndërkaq, Meta ka shtuar se qarkullimi i mjeteve tashmë është i mundur.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›