E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaçka: Berisha vodhi votat

Transparenca e zgjedhjeve te kaluara do te mbetet objektiv kryesor i opozitës shqiptare, e cila ka paralajmëruar një përshkallëzim te qëndrimit te saj ne raport me qeverinë pas refuzimit te kërkesës për komision hetimor. Pak minuta pasi shefi i mazhorances deklaroi se fletët votimit janë një histori e mbetur pas me mbylljen e vitit 2010, deputetja Olta Xhaçka tha se pikërisht tek këto kuti te mbyllura buron pushteti i vjedhur i Berishës. "Ky vjedhës votash ta harrojë se opozita do të heqë dorë nga transparenca e kutive të 28 qershorit. Djegia e fletëve nuk e mbulon dot krimin elektoral që herët a vonë ne do ta bëjmë transparencën duke nxjerrë para syve të popullit manipulimin e materialeve zgjedhore", është shprehur Xhaçka. Sipas deputetes se majte, mazhoranca Berisha - Meta, dështoi me ekonominë duke lënë në baltë shqiptarët. "Ndaj sot lipset që Shqipëria të ngrihet në këmbë për ta larguar këtë qeveri të dështuar që vodhi zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë!", ka thënë Olta Xhaçka.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›