Vrasja ne Bulqize 5 persona ne pranga
Pas dorëzimit pasdite të shtetasit Arben Durici, forcat e RENEA-s dhe policisë së Bulqizës vazhduan operacionet e kërkimit dhe bënë të mundur arrestimin edhe të Ardian Duricit dhe Ndricim Duricit, të tre këta persona pjesë e të njëjtit grup që hapi zjarr.
Por ndërkohe nën arrest kanë përfunduar edhe dy persona të tjerë, Leonard Ndreu dhe Shpëtim Reka, të cilët janë dy personat që mbeten të plagosur në vendin e ngjarjes.
Fillimisht policia i konsideroi ata si qytetarë që u ndodhën rastësisht në vendin e ngjarjes, por në mbrëmje hetimet zbuluan se ata kishin qenë pjesë grupit tjetër dhe nga shtrati i spitalit të Peshkopisë ku ndodhen u vunë nën arrest.