E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, vritet më thikë 24-vjeçari

Një 24-vjeçar është qëlluar me thikë për vdekje pas një zënke në qytetin e Korçës.

Sipas burimeve nga policia mësohet se vitkima është Dorian Kocaqi. Nga informacionet e para mësohet se vrasja e 24 vjeçarit ndodhi pas një konflikti në një lokal lojërash fati, ndërsa nga zënka edhe dy persona të tjerë janë plagosur .
 

Elton Beluli 22 vjeç është një nga të plagosurit ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›