Korçë, zbardhen detaje të tjera nga arratia 24 orëshe e tre vajzave të mitura
Tre vajzat e mitura, të cilat ishin edhe shoqe me njëra-tjetrën,duket se prej ditësh kishin planifikuar deri në detaje mënyrën se si do të largoheshin nga shtëpia drejt kryeqytetit.
Një ditë më parë,njëra prej tyre kishte marrë bizhutritë e prindërve,ndërsa dy vajzat e tjera i kishin shitur tek një argjendari në qendër të Korçës,për një shumë rreth 50 mijë lek të reja.
Paraditen e së hënës,vajzat e mitura kanë udhëtuar me furgon drejt Tiranës dhe janë vendosur në një hotel në periferi të saj. Pasi kishin paguar hotelin për tre ditë,vajzat kanë shpenzuar pjesën më të madhe të lekëve të mbetura,për të ndryshuar lookun dhe blerë veshje të firmave të njohura.
Jashtë kamerave, prindërit,tregojnë se pasi lajmi është bërë publik mbrëmjen e djeshme nga mediat, pronari I hotelit ku ishin vendosur vajzat ka njoftuar prindërit e tyre.
Dy vajzat 13 dhe 10 vjeçare ndodhen ende në Tiranë, ndërsa vajza tjetër është kthyer në shtëpine e saj. Vajzat u kanë treguar prindërve se ishin larguar nga shtëpia pasi kërkonin një jetë më të mirë dhe sipas tyre, atë do ta gjenin në Tiranë.
Policia e Korçës e cila u vu në alarm pas denoncimit për zhdukjen e tre vajzave është duke vijuar hetimet për të zbuluar nëse vajzat shoqëroheshin nga persona të tjerë më të rritur, apo gjithçka ka qenë një lojë minorenësh, pse jo e kopjuar edhe ngas ndonje skenar filmi.
Tre vajzat e mitura ,B.D,K.Z dhe Xh. H,u deklaruan të humbura mbrëmjen e së hënës dhe u shpallën në kërkim nga policia e Korçës e cila bëri të mundur lokalizimin e vendndodhjes së tyre në më pak se dy orë.