Korcë, zënka për lidhjen intime të dyfishtë, 2 të plagosur
KORCË- Konflikti për shkak të një lidhjeje intime të dyfishtë ka sjellë plagosjen e dy personave mbrëmjen e sotme. Ngjarja u shënua në lagjen nr 3 të qytetit të Korcës.
Sipas policisë, të plagosur me thikë kanë mbetur Ilir Rushiti dhe Kamela Çardhaku. Burime nga blutë e Korcës, bëjnë të ditur se të dy këta persona kishin një lidhje intime dhe kanë qenë duke zbritur nga një kodër në këmbë, por u është zënë pritë nga Ervin Sinani.
Ky i fundit ka kërkuar të marrë në makinë vajzës, me pretendimin se ajo ishte e dashura e tij. Mes dy të rinjve ka nisur një konfrontim fizik, që ka përfunduar me plagosjen me thikë të Rushitit nga Ervin Sinani. E plagosur ka mbetur edhe Kamela Çardhaku, e cila ka ndërhyrë për të ndarë dy djemtë. Mjekët në spitalin e Korcës deklarojnë se Rushiti ka marrë disa plagë, ndërsa vajza ka vetëm një plagë në pjesën e krahut. Policia është në kërkim të autorit të plagosjes.
(e.m/BalkanWeb)