Normalizohen marrëdhëniet mes dy Koreve
11-09-2013 / Gazeta 55
Rihapet sërish zona industriale e unifikuar e Kaesong
Seuli dhe Peniani kanë gjetur marrëveshjen për të rihapur kompleksin industrial të Kaesong, që ndodhet në territorin e Koresë së Veriut por që menaxhohet nga të dyja shtetet. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga ministri koreanojugor për inifikimin, duke theksuar që kompleksi do të rifillojë punën pas një periudhe prove që nis të hënën e ardhshme. Më pas kanë qenë mediat shtetërore të Koresë së veriut që kanë konfirmuar gjithashtu lajmin.
Në muajin shtator të dyja vendet kanë në program ribashkimet familjare të atyre që kanë jetuar të dnarë për shkak të luftës, ndërsa një javë më parë ëshët rivendosur një kanal komunikimi ushtarak në kufi.