E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programi qeverisës, Berisha: Piktori dështak pa shifra, Topalli: Rrugaçëri!

TIRANË- Ish- kryeministri i venidt Sali Beridha dhe ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli kanë reaguar në rrjetin social “Facebook” ndaj programit që kryeministri i ri Edi Rama prezantoi sot në Kuvendin e Shqipërisë.

“Asnjë shifër, asnje afat, asnjë kosto, asnjë projekt! S'ka 100 ditësh, s'ka 300 ditësh, ka vetëm mashtrim”, shkruan Berisha.

Ndërkohë, që Topalli akuzon mazhorancën e re se e ka nisur mandatin me revansh dhe mllef ndaj opozitës. “Në 20 vite, as në Shqipëri nuk ka ndodhur një sjellje e tillë rrugaçërie. Fillim i mbrapshtë”, thekson Topalli.

Postimi i Topallit
Te dashur miq!
Sot Rama duhej të paraqiste ne parlament, e para shqiptareve Programin. Ne fakt ai nuk ka Program. Ai ka vetëm urrejtje! Shume urrejtje kundra opozitës¬.Në asnjë vend të civilizuar , në asnjë Parlament normal nuk ndodh, që kryeministri i dekretuar , në vend të paraqitjes se programit, të sulet kundra opozitës me mllef e revansh. Në 20 vite, as në Shqipëri nuk ka ndodhur një sjellje e tillë rrugaçërie. Fillim i mbrapshtë! Për mua nuk është e papritur. Përkundrazi! Gati për të bërë detyrën e opozitares edhe më fort se c kam ditur ta bëj nga 1997 ne 2005! Jozefina

Postimi i Berishës
Asnjë shifër, asnjë afat, asnjë kosto, asnjë projekt! S'ka 100 ditësh, s'ka 300 ditësh, ka vetëm mashtrim. Ligjeratë bajate e një OJQ-je familjare. Ky nuk është PROGRAM! Të dashur miq, sot u njohëm me programin e qeverisë së Piktorit dështak. Si asnjë program tjetër në historinë e Parlamentit pluralist, ky program nuk përmban asnjë kosto apo buxhetim, asnjë afat të caktuar, asnjë projekt konkret, asnjë përqindje apo shifër të veçantë përveç 300 mijë vende pune, 155 mijë në bujqësi, por se me çfarë buxheti askush nuk e di.

Bashkë me vapën e gushtit na paska ikur jo vetëm 100 ditëshi, por dhe 300 ditëshi, të pregatitur me aq bujë, sekret dhe djersë në mbledhjet nomade te Vlorës dhe Shkodrës. Ky nuk është program qeverie, por thjesht ligjeratë bajate e një OJQ-je familjare fund e krye urrejtje ndaj opozitës dhe qeverisë së PD. Axhamiu 2 meterlik doli sot cullak, jo nudo si ne plazhe, por pa program para shqiptarëve. Pra antiglobalizem, mashtrim dhe vetëm mashtrim. Te vetmet të vërteta ne ato faqe janë një liste e gjate premtimesh por qe kane muaj dhe disa syresh vite tashme qe janë realizuar nga qeveria e PD. sb 

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›