E Shtunë, 31 Tetor 2026

Llalla takohet në Moskë me Prokurorin e Përgjithshëm britanik

11-09-2013 / Gazeta 55

“Të transferohen shqiptarët e dënuar në Britani”

Kryeprokruori Adriatik Llalla, takon homologun e tij të Mbretërisë së Bashkuar dhe Uellsit, z.Dominic Grieve.
Gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit për parandalimin e kriminalitetit shqiptar në Angli dhe zgjerimin e bashkëpunimit dy palësh në fushën e drejtësisë.
Kryeprokurori Llalla garantoi Prokurorin e Përgjithshëm britanik se autoritetet e drejtësisë shqiptare do të vijojnë me vendosmëri bashkëpunimin, sidomos në ekstradimin e shtetasve shqiptarë të dënuar ne Angli dhe për të cilët është urdhëruar kërkimi ndërkombëtar, si edhe në transferimin e shtetasve shqiptare, të cilët janë dënuar me vendim të formës së prerë në Mbretërin e Bashkuar.
Prokurori i Përgjithshëm britanik vlerësoi bashkëpunimin me autoritetet shqiptare dhe shprehu vendosmërinë e tij për të vijuar forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me strukturat shqiptare.
Takimi i dy zyrtarëve të lartë të drejtësisë, u bë në Moskë gjatë punimeve të Konferencës së 18-të të Takimit Vjetor të Prokurorëve të Përgjithshëm, i cili po zhvillohet në Moskë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›