Unioni i Gjyqtarëve heshtje në nder Konomit, vijojnë hetimet
TIRANË- Mesdita shënon heshtje gjyqësore për 15 minuta në të gjitha gjykatat e vendit. Vendimi u mor pas organizimit në nder të gjyqtarit Skerdilajd Ikonomi, i vrarë në një atentat në Vlorë.
Në seancën e organizuar sot nga Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë u ra dakord që nga ora 12:00 deri ne 12:15 të mos zhvillohet asnjë sencë gjyqësore.
Ndërkohë Policia e Shtetit dhe Prokuroria po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e vrasjes më 9 shtator të gjyqtarit Skerdilajd Konomi në një atentat me makinë në qendër të qytetit të Vlorës.
Versioni i parë dhe i detyrueshëm për verifikim është vrasja për shkak të detyrës ndërkohë.
Pista e dytë dhe më e besueshme është vrasja për konflikte personale, konkretisht për konfliktet lidhur me pronat në zonën e Hamallajt dhe Gjirit të Lalzit.
Sipas të dhënave të hetimit, sasia e lëndës plasëse ka qenë 400-500 gramë. Burime nga grupi hetimor thanë se në automjet janë gjetur copa, në formë mbetjesh, të një telefoni të dytë celular, që nuk rezulton të jetë i viktimës, si dhe copa të vogla magneti.
Sipas të njëjtave burime, këto elemente të gjetura në automjet, tashmë të sekuestruara në cilësinë e provës materiale, tregojnë se eksplozivi i përdorur për ekzekutimin e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, në mes të Vlorës, është i llojit C4.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)