E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kordoba mbron Mourinjon: Me Balotelin sillet si baba

“Mourinjo ‘e godet’ Balotelin, sepse e trajton si një baba fëmijën e tij. Ai kërkon ta mbajë në rrugë të drejtë. Mario duhet të mësojë të luajë për skuadrën dhe jo për veten e vet. Ai ka cilësi të pabesueshme dhe Mourinjo kërkon gjithnjë që ai të japë më të mirën”, u shpreh Kordoba.

Kështu, në “përplasjen” Mourinjo-Baloteli, mbrojtësi i Interit pozicionohet në mbrojtje të teknikut. Të njëjtin qënrim 33-vjeçari ka edhe në lidhje me Santonin: “Davide duhet të mësojë të jetë i qetë”.

Dhe më tej shton: “Ai është një djalë i shkëlqyer dhe një lojtar i zoti. Ka pasur mundësinë të hyjë në këtë grup dhe të jetë pjesë e tij., sepse e ka merituar. Tashmë i duhet të rrijë i qetë dhe të mësojë nga shokët e skuadrës”.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›