E Shtunë, 31 Tetor 2026

11 mijë të prekur me grip për një javë

Specialistët mendojnë se vendi ndodhet në një fazë kritike, pasi qarkullimi i virusit A/H1N1 dhe i gripit sezonal ka shtuar rrezikshmërinë dhe numrin e personave të prekur.

"Kemi një vaksinë në treg që duhet të shfrytëzohet. Mjekët duhet të marrin masa që fillimisht të mbrojnë veten e tyre", deklaroi Dritan Ulqinaku, specialist në Departamentin e Sëmundjeve Infektive në ISHP. Ndryshimet klimaterike dhe ulja e temperaturave ka bërë që të rritet numri i personave të prekur me gripin sezonal.

Sipas specialistëve, pasojat e gripit sezonal janë të ngjashme me atë të gripit të derrave. Ndaj për t’i dalluar duhen analizat laboratorike. Për këtë arsye, ata kanë kërkuar nga mjek kujdes të veçantë, në radhë të parë për veten.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›