Rrëzohet avioni ushtarak serb, vdes piloti
Një avion i tipit “G-4” i forcave ajrore ushtarake serbe u rrëzua sot paradite në aeroportin e Batajnicës rreth orës 11:30 dhe piloti, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur, nuk i mbijetoi aksidentit, u shpreh Ministria serbe e Mbrojtjes.
Sipas informacioneve të para të dhëna nga ministria, shkak i aksidentit është një “gabim njerëzor”, ndërsa janë hapuer hetimet.
Tanjug