E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreanët 11 vjeç, përgatiten për luftë

Rekrutët e rinj me koka të rruara, përgatiten për luftë në terrenet e Shkollës Revolucionare Mangjongde në Phenian, të cilën shkollë dikur e kishte ndjekur Kim Jong Li, në të cilën mësohet se si të marshohet si një dhe stërvitin taekwondo, ndonëse janë të moshës 11 vjeçare.

Nxënësi i kësaj shkolle, Jo Chung Hjok thotë se për shkak të situatës aktuale përpiqet të mëson sa më shumë.

“Mendoj se kështu mund t’iu hakmerrem imperialistëve amerikan: duke marrë nota sa më të mira në shkollë. Kjo është detyrë e imja revolucionare. Veçmas përpiqem të marr nota sa më të mira nga aftësimi ushtarak”, tha ai.

Fëmijët bartin pushkët derisa përgatiten të bëhen “bërthama”e Ushtrisë Popullore koreane.

Krahas shkathtësive ushtarake nxënësit mësojnë biologji, histori dhe gjuhët, por nuk kanë qasje në internet dhe në mjetet ndihmëse në mësim./Indeksonline/

/>  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›