E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Nga orteku i borës 5 vetë e humbën jetën

Pesë sportistë të rrëshqitjes me dërrasë e kanë humbur jetën gjajtë një orteku të borës në shtetin Kolorado të Shteteve të Bashkuara.

Ky ortek, në Loveland Pass, 70 kilometra në perëndim të Denverit, është përshkruar si më vdekjeprurësi në prej vitit 1962.

Zyra e sherifit tha se së paku një person i ka shpëtuar ortekut.Ekipet e shpëtimit ishin në vendin e ngjarjes deri mbrëmë vonë.Nuk ka informacione për pesë personat e vdekur dhe mbetet e paqartë nëse ata janë ende të bllokuar nën shtresën e borës, transmeton Rel

Qendra Informative për Ortekë në Kolorado ka parashikuar se orteqet e sivjeme do të jetë më të rrezikshmit në 30 vitet e fundit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›