Për priftërinjtë grekë s’ka më 15 rroga, vetëm 12

Kreu i Kishës greke i ka njoftuar me shkrim të gjithë priftërinjtë dhe zyrtarët kishtarë se në festën e ardhshme fetare nuk do të kenë rrogë shtesë.
Arhiepiskopia njëkohësisht ka njoftuar se do ta heq bonusin për Krishtlindje si dhe atë për pushim vjetor, Kështu, të gjitha ata për të cilët Kisha është punëdhënës, dhe të tillë janë rreth 10.000 në Greqi, në të ardhmen do të ketë 12 rroga dhe jo deri tash 15, transmeton Agjencia informative fetare.
Rrogat për të gjitha nivelet e zyrtarëve fetarë paguhen nga buxheti i shtetit.
Greqia ka vite qp ballafaqohet me krizë të rëndë ekonomike, ndërkohë që ekonomia e këtij vendi thuaja 6 vjet gjendet në recesion./Indeksonline/