Koreja V.: Do të veprojmë ushtarakisht; kundërpërgjigjet Jugu
Seul- Koreja e Veriut do të rifillojë një program për pasurimin e uraniumit dhe do të ndërmarrë veprime ushtarake, nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre do të përpiqen të izolojnë vendin komunist, njoftoi media shtetërore duke cituar një zëdhënës të Ministrisë së Jashtme koreanoveriore.
Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA citonte zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme, i cili deklaroi se Koreja e Veriut do të përdorë për prodhimin e armëve të gjithë sasinë e plutonit të përftuar deri tani në impiantet e saj.
Kjo deklaratë pason sanksionet e reja që Këshilli i Sigurimit të OKB-së aprovoi njëzëri dje kundër Phenianit, si masë ndëshkuese ndaj provës bërthamore të muajit të kaluar.
Nga ana tjetër, Koreja e Jugut ka vendosur qindra marinarë të tjerë në kufirin detar me Korenë e Veriut, njoftoi sot një zyrtar ushtarak, ndërkohë që Uashingtoni shqetësohet për një provë të re bërthamore të Phenianit pas forcimit të sanksioneve kundër tij.