Investime në energjetikë
Peqin -Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se "me potencialet energjetike që ofron, Gramshi do të jetë së shpejti në krye të përpjekjeve të qeverisë për ta shndërruar Shqipërinë në superfuqi energjetike rajonale". Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, Kreu i Qeverisë zhvilloi sot një takim me banorë të Gramshit, ku parashtroi platformën e Shqipërisë evropiane. "Gramsh evropian do të thotë para së gjithash që qytetarët e Gramshit të kenë punë", u shpreh Kryeministri, duke siguruar se "në 4 vitet që vijnë vetëm me HEC-in e Banjës dhe me hidrocentrale të tjera të kaskadës së Devollit, do të punësohen rreth 7000 punonjës".
"Por ky është vetëm njëri, nga një seri hidrocentralesh të tjera, të cilët janë në ndërtim e sipër apo nisin ndërtimin. Kemi disa HEC-e të vogla me kapacitet nga 4,7 deri në 20 megavat, që hyjnë të gjitha në prodhim brenda këtij mandati dhe që të gjitha së bashku janë të barabarta me HEC e Ashtës", vijoi më tej Kryeministri Berisha. Duke u ndalur te investimet e kryera në këtë rreth, Kryeministri Berisha vuri në dukje se "gjatë 4 viteve kjo qeveri ka investuar 6.8 herë më shumë se sa qeveria e mëparshme".
"Në 4 vitet që vijnë ne do të asfaltojmë çdo rrugë të këtij rrethi dhe do të furnizojmë pa ndërprerje me ujë të pijshëm çdo familje", tha Kryeministri, duke premtuar ndërkohë se "të gjitha shkollat e Gramshit do të jenë të reja ose të rindërtuara". Kreu i Qeverisë u ndal edhe në rritjen e rrogave dhe pensioneve, ku veçoi dyfishimin e rrogave të mjekëve, infermiereve dhe mësuesve. Ai vuri në dukje se "fondi i ndihmës ekonomike u rrit nga 7 miliard në 13,9 miliard".
"Arritja me e madhe që ne realizuam këto 4 vite është horizonti i ri në qe hapëm para Gramshit dhe gjithë Shqipërisë për 4 vitet që do të vijnë. Kemi anëtarësuar Shqipërinë në NATO, kemi dyfishuar rrogat dhe pensionet, kemi ndërtuar 5900 km rrugë, kemi luftuar pa kompromis krimin dhe korrupsionin dhe e kemi vendosur Shqipërinë në krye të rritjes ekonomike në Evropë dhe të dytën në botë për klimën e biznesit", u shpreh Kryeministri Berisha.
Duke e shpallur varfërinë si armikun kryesor, Kryeministri u shpreh se janë nxjerrë nga pragu i varfërisë mbi 400 mijë shqiptarë. "Unë zotohem se brenda vitit 2010 në këtë rreth nuk do të ketë qytetar shqiptar që të marrë më pak se dy dollarë në ditë", u shpreh Kryeministri, duke shtuar se "Shqipëria ka rritur të ardhurat për frymë nga 3200 dollarë në 4200 dollarë".
Në këtë drejtim, Kryeministri Berisha premtoi edhe një "shpërndarje të ndershme të këtyre të ardhurave". "Unë i bëj thirrje të gjithë socialistëve dhe anëtarëve të partive të tjetra si dhe të gjithë qytetarëve të Gramshit që të mos harrojnë se Edi Rama votoi kundër koncesionit të Kaskadës së Devollit dhe kundër të gjitha koncesioneve", u shpreh Kryeministri Berisha, duke kërkuar votën në zgjedhjet e 28 Qershorit.