Klinton në Kinë, do të flasë për të drejtat e njeriut

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, që është nisur për në Pekin, ka thënë se do të diskutojë për çështjet e të drejtave humanitare me zyrtarët kinezë.
Ajo do të marrë pjesë në Dialogun Ekonomik dhe Strategjik mes SHBA-së dhe Kinës, që mbahet në këtë javë në Kinë.
Udhëtimi i Klintonit zhvillohet në kohën kur një avokat i shquar për të drejtat e njeirut, Çen Guangçeng ka kërkuar strehim në ambasadën amerikane në Pekin, pasi ishte arratisur nga arresti shtëpiak më 22 prill.
Ndihmës sekretari amerikan i shtetit Kurt Kampbell ka udhëtuar në Kinë, më herët sesa që ka qenë e planifikuar për të diskutuar fatin e Çengit me zyrtarët kinezë.
Para nisjes, Klinton tha në një konferencë për gazetarë se Kina dhe SHBA nuk janë dakort për të drejtat e njeriut për të shtuar se “unë mund të garantojë me siguri se ne do të diskutojmë çdo çështje, përfshirë edhe të drejtat e njeriut, që ka mbetur pezull mes nesh”.