E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet një xhami që përdorej nga militantët

Hamburg, 9 gusht - Autoritet gjermane kanë mbyllur një xhami në qytetin e Hamburgut. Kjo xhami ishte përdorur si vend takim i pjesëtarëve të Al Qaedas, të cilët kryen sulmin e 11 shtatorit 2001 në SHBA.

Zyrtarët thonë se xhamia “Taiba” në Hamburg është mbyllur të hënën. Tempulli i njohur më parë edhe si xhamia al-Kuds, ishte përdorur edhe si një vend rekrutimi për sulmuesit e 11 shtatorit.
 
Revista gjermane, Fokus citon një raport të inteligjencës që thotë se kjo xhami ishte bërë “qendra kryesore që tërhiqte më së shumti pjesëtarët e xhihadit”.
 
Raporti shkon edhe më tej, ku thotë që pjesëtarë të grupit Taiba, që luteshin, kanë shkuar në një kamp trajnimi radikal në Uzbekistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›