E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, bombardimet amerikane vrasin 10 talebane

Herat, 16 shkurt, 11:48, NOA - Një bombardim i forcave amerikane, ka shkaktuar të paktën 10 talebanë të vrarë në veriperëndim të Afganistanit.

Sipas të dhënave nga ushtria amerikane, ndër të vrarët kishte mbetur edhe mollahu Dastagir, i cilësuar prej saj si përgjegjës për dhunën e shkaktuar muajt e fundit në provincën Badghis.

Në muajin nëntor ai organizoi një sulm kundër ushtrisë afgane ku si pasojë humbën jetën 13 ushtarë.

NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›