Sanader: Sllovenia s’mund të pengojë Kroacinë
NATO dhe në Bashkimin Evropian nuk do të dështojë për shkak të Sllovenisë. "Mospajtimet rreth vijës së saktë të kufirit ndërmjet dy vendeve ekzistojnë që nga shpërbërja e Jugosllavisë. Sllovenia u anëtarësua në BE pikërisht me këto çështje të hapura, kështu që kjo duhet të jetë e mundur edhe për Kroacinë'', deklaroi Sanader.
''Ky problem bilateral nuk mund të lidhet me anëtarësimin tonë në NATO dhe me bisedimet me BE-në''-theksoi ai në një intervistë për gazetën vjeneze "Die Presse". Sanader shtoi se mosmarrëveshjet kroato-sllovene duhet të zgjidhen para Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë.
"Për këtë kemi rënë dakord me kryeministrin slloven Janez Jansa në gusht të vitit 2007, që u mbështet edhe nga lideri i atëhershëm i opozitës dhe kryeministri aktual, Borut Pahor. Nuk ka kurrfarë kuptimi që kufijtë tanë të rregullohen me ndihmën e marrëveshjeve politike. Nëse kjo është e mundur, kjo do të ndodhte'', shtoi Sanader. ''Sllovenia dhe Kroacia duhet të pranojnë vendimin e Hagës", theksoi ai.