E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria amerikane plan për rekrutimin e emigrantëve

Uashington-Qeveria amerikane do të fillojë rekrutimin e emigrantëve të kualifikuar me qëndrim të përkohshëm në SHBA, duke ju ofruar mundësinë që të fitojnë shtetësinë sa më shpejt, shkruan "Nju Jork Times". Gazeta citon zyrtarë ushtarakë, ku thekson se me programin e propozuar është paraparë që rekrutët të bëhen shtetas amerikanë brenda gjashtë muajsh.

Personat që kanë qëndrim të përhershëm ose posedojnë "kartën e gjelbër" në SHBA, deri më tani kanë pasur mundësi më të mëdha për t’u bërë shtetas amerikanë. Kjo mundësi tashmë do t’u jepet për herë të parë emigrantëve me viza të përkohshme të cilët jetojnë në SHBA të paktën dy vjet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›