Feste ne Kosove, sot dhe neser shkollat pushim

Prishtinë, 16 shkurt, 11:08, NOA – Të gjitha shkollat në Kosovë nuk do të zhvillojnë mësim ditën e sotme dhe të nesërme.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, me rastin e përvjetorit të parë të shpalljes së pavarësisë.
Bëhet e ditur ndërkaq se mësimi do të vazhdojë të mërkurën, në 18 shkurt.
Atë ditë, sipas udhëzimit të ministrisë kosovare, ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës do t’i kushtohet historikut dhe aktit të shpalljes së pavarësisë.
NOA