E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkojnë në balotazh

Votat e numëruara nga raundi i parë i zgjedhjeve për president të Francë tregojnë se kandidati socialist, Franso Holland dhe presidenti aktual, Nikolas Sarkozi, do të garojnë në balotazhin më 6 majit.

Për të siguruar fitore në raundin e parë, një kandidati i duhen 50 për qind të votave.

Holland ka fituar 28.63 për qind të votave krahasuar me 27.08 për qind sosh, që kanë shkuar në favor të Sarkozisë.

Marrë parasysh avantazhin e Hollandit, kjo është hera e parë që një president në detyrë dështon të arrijë fitore në raundin e parë, që nga themelimi i Republikës së Pestë Franceze nën Kushtetutën e 1958-ës.

Po sipas rezultateve zyrtare, kandidatja e ekstremit të djathtë, Marinë Le Pen, ka dalë në vendin e tretë me 18.01 për qind të votave, çfarë paraqet rekord për Partinë e Frontit Kombëtar, të themeluar nga babai i saj, Zhan Mari Le Pen.

Kandidati i krahut të majtë, Zhan Luk Mellenshon dhe veterani i qendrës, Franso Bajrou, qëndrojnë në vendin e katërt dhe të pestë në mesin e dhjetë kandidatëve të raundit të parë.

Në zgjedhje thuhet të kenë marrë pjesë 80 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›