E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut kërcënon SHBA-në me raketa

Koreja e Veriut njoftoi se posedon raketa me largësi të madhe veprimi, të cilat mund të shkatërrojnë caqe në territorin e SHBA-së.

Zëdhënësi i Komitetit kombëtar veri-korean për mbrojtje theksoi se këto raketa mund t’i shkaktojnë goditje jo vetëm forcave amerikane në Gadishullin e Koresë, por edhe në Japoni, Guam, e madje edhe në territorin e SHBA-së.

Në deklaratë thuhet se Pheniani është i gatshëm të kundërshtojë cilindo armik, “me kapacitete bërthamore kundër kapaciteteve bërthamore dhe me raketa kundër raketave”.

Kumtesa e këtillë e Phenianit pason pas marrëveshjes së re të lidhur të dielën midis Washingtonit dhe Seulit për dërgesë të raketave amerikane në Korenë e Jugut me largësi më të madhe veprimi.

Koreja e Jugut deri më tani posedonte raketa me largësi veprimi prej 300 kilometra, ndërsa me marrëveshjen e re do të fitojë predha me largësi veprimi prej 800 kilometra, që është e mjaftueshme për qëllimin e caqeve në pjesë të Kinës dhe Japonisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›