Brenda nje viti 300 femije lindin me vrime ne zemer
Shpeshhere femijet me probleme ne zemer trajtohen si te ftohur apo me viroze te zgjatur stine. Mjeket e poliklinikave apo qendrave shendetesore ne rrethe nuk bejne diagnostikim te sakte dhe nga ana tjeter prinderit nuk marrin informacionin e duhur per te kontrolluar femijet e tyre ne kohe. Ne rastin e pacienteve te vegjel qe vuajne nga semundjet e zemres koha eshte nje nga shkaktaret kryesore te perkeqesimit te semundjes.
Shoqata Nje bote per nje zemer ka shfrytezuar Diten Boterore te Shendetit per te Semuret ne Zemer per tu bere thirrje te gjithe prinderve qe te jene te kujdesshem ne ekzaminimet e femijeve te tyre qe ne momentin e lindjes. Kjo per te saktesuar ne kohe problemet qe mund te kene femijet e tyre sidomos problemet kardipatike. Ne Shqiperi bazuar ne te dhenat nga Pediatria rezultojne te jene 250-300 lindje ne vit me probleme ne zemer nga ku 7-80 e tyre kerkojne nderhyrje kirurgjikale.
Nje nga pengesat per zgjidhje ne kohe te ketyre problemeve mbetet mentaliteti i shume prinderve per te mos deklaruar semundjen e femijeve duke shkaktuar gjendje te rende ne shume femije. Ndaj eshte e rendesishme qe te sensibilizohen fillimisht prinderit per rendesine e diagnostikimit ne kohe si dhe rrugen qe duhet ndjekur per rastet e verifikimit te vesit ne zemer tha presidenti i kesaj shoqate Agim Baci i cili ka nisur nje fushate sensibilizimi per prinderit qe te mos neglizhojne asnje situate te dyshimte te femijet sidomos ne rastet e zhurmave ne kraharor. Nderkaq sipas Bacit mungesa e pajisjeve te specializuara eshte nje pengese tjeter ne pershpejtimin e saktesimit te diagnozave.
Ne do te kerkojme ndihme nga te gjitha organizmat dhe bizneset per te pajisur Spitalin e Pediatrise se Specialiteteve ne spitalin lsquoNene Tereza me mjete moderne ku ekzaminimi te jete sa me afer saktesimit te vesit te te sapolindurit shprehet Baci.