Koreja e Veriut provokon Perëndimin
Koreja e Veriut lëshoi dje një raketë me rreze të gjatë veprimi, duke tërhequr mbi vete kritika të ashpra nga komuniteti ndërkombëtar dhe duke detyruar Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të mbajë një mbledhje urgjente për këtë qëllim. Qeveria komuniste e Koresë së Veriut e shpalli të suksesshëm lëshimin e raketës, duke nënvizuar sërish se bëhej fjalë për një satelit me qëllime civile, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dënojnë këtë veprim si akt provokues ndaj komunitetit ndërkombëtar. Burime të ushtrisë amerikane bënë me dije po dje se lëshimi kishte dështuar, pa mundur të hedhë në orbitë ngarkesën që transportonte.
Sipas agjencisë zyrtare koreanoveriore "shkencëtarët dhe teknikët e Republikës Demokratike Popullore të Koresë arritën me sukses të dërgojnë në orbitë satelitin Kwangmyongsong-2, një satelit eksperimental në industrinë e telekomunikacionit". Agjencia vazhdonte duke sqaruar në deklaratë se sateliti ishte dërguar në orbitë përmes propulsorit Unha-2, "si pjesë e një plani afatgjatë qeveritar për zhvillimin e teknikave hapësinore". "Jemi shumë të lumtur, jemi shumë të lumtur", tha Sin Son Ho, ambasadori koreanoverior pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. "Ishte një sukses".
Por sipas burimeve të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Japonisë, mbushja e raketës nuk arriti të dilte në orbitë, duke rënë në ujërat e Oqeanit Paqësor. "Mbetjet e fazës së parë të fluturimit të raketës ranë në Detin e Japonisë. Mbetjet e fazës së mëpasshme, bashkë me ngarkesën, ranë në ujërat e Oqeanit Paqësor", bën me dije një deklaratë e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, e bërë publike përmes sekretarit për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Robert Gibs. "Asnjë objekt nuk doli në orbitë dhe asnjë lloj mbetjeje nuk ra në territorin japonez", shtoi Gibs. "Komanda veriore nuk e konsideroi lëshimin si kërcënim ndaj Amerikës së veriut apo Havait, kështu që nuk mori asnjë masë kundërpërgjigjeje".
Gjithsesi mbetet e paqartë nëse mbushja e raketës ishte apo jo satelit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut e kanë vënë në dyshim që në fillim qëndrimin e Koresë së Veriut, sipas së cilës bëhej fjalë për hedhjen në orbitë të një sateliti komunikacioni për qëllime civile. Tashmë janë disa shtete që shqetësohen se, në fakt, mbushja e raketës mund të ishte fare mirë edhe nukleare, gjë që do të përbënte kërcënim për sigurinë e shumë vendeve. Gama e reagimit ndërkombëtar ndaj lëshimit të kësaj rakete u luhat nga thirrjet për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara deri te thirrjet për qëndrime të kujdesshme diplomatike.
Presidenti amerikan, Barak Obama, përpara asaj që mund të konsiderohet si kriza më serioze ndërkombëtare që me marrjen e pushtetit nga ana e tij, e dënoi me shpejtësi veprimin e shtetit komunist. "Është çasti për një reagim të fortë ndërkombëtar", u shpreh Obama në një fjalim të mbajtur përpara një turme gjigante në Pragë. "Dhe Koreja e Veriut duhet të dijë që rruga për te siguria dhe respekti nuk mund të kalojë kurrsesi përmes kërcënimeve dhe armëve ilegale. Të gjitha shtetet duhet të bashkohen për të krijuar një rregull të fortë global. Për këtë arsye duhet të bashkohemi me njëri-tjetrin për të detyruar Korenë e Veriut të ndërrojë drejtim". "Përmes këtij akti provokues, Koreja e Veriut ka injoruar detyrimet ndërkombëtare, ka hedhur poshtë thirrjet për përmbajtje dhe e ka izoluar edhe më tej vetveten nga komuniteti i kombeve", nënvizoi Obama.