E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, dyshohet qe qëlloi me thikë një shtetas, arrestohet nga policia

Plagos një shtetas, ndalohet i riu i dyshuar si autor i ngjarjes. Forcat e policisë së Durrësit kanë ndaluar 32-vjeçarin Albano Musaj, banues në fshatin Pjeshkë të këtij qyteti, pasi ishte shpallur në kërkim si autor i një plagosje të ndodhur pak ditë më parë. Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur se i ndaluari Musaj ka qenë i dënuar edhe më parë për veprën penale të Mbajtjes së armëve pa leje. Ngjarja për të cilën është lëshuar urdhri i ndalimit për 32- vjeçarin Albano Musaj, nga prokuroria ka ndodhur në fshatin Pjeshkë në datën 15 mars të këtij viti. Sipas burimeve policore, i ndaluari Albano Musaj, pas një grindjeje për motive të dobëta ka plagosur rëndë me thikë shtetasin Arjan Kabili.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›