E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë, plagosi me thikë 40 vjeçarin, prangoset autori i dyshuar

Një 40 vjeçar është ndaluar nga policia e Pukës pasi akuzohet se ka goditur me thikë një bashkëmoshatar, nga e njëjta zonë. Forcat e policisë së Pukës kanë mundësuar arrestimin në flagrancë të 40- vjeçarit Petrit Hadraj, lindur në fshatin Kabash dhe banues në qytetin e Pukës. Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur dje se arrestimi i 40 vjeçarit Hadraj u bë pasi në qendër të Pukës, pas një konflikti banal për motive të dobëta, ai ka goditur me thikë duke plagosur 40- vjeçarin Gjokë N., banues të këtij qyteti. I plagosuri ndodhet aktualisht i shtruar në spitalin rajonal të Pukës, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autori i krimit, Petrit Hadraj është shoqëruar në komisariat, ku do ti duhet të deponojë lidhur me ngjarjen dhe motivet që çuan në kryerjen e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›