E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut shkel rezolutën e Këshillit të Sigurimit, lëshon satelit në 100 vjetorin e ish-liderit Kim Il-Sung

16-03-2012 / Gazeta 55

Koreja e Veriut do të lëshojë një satelit të montuar në një raketë për të shënuar ditëlindjen e 100-të të ish presidenti Kim Il-sung. Lajmin e kanë bërë me dije mediat shtetërore . Nisja do të bëhet më 12 deri në 16 prill- u shpreh kështu një zëdhënës i Komitetit për Teknologji dhe Hapësire në një deklaratë. Veprimi i vendit komunist është parë si një shkelje e pastër e rezolutës së Këshillit të Sigurimit. Peniani lëshoi një raketë të ngjashme në vitin 2009 dhe e cilësoi atë si një provë të teknologjisë së saj satelitore. Ky veprim u dënua ashpër nga Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut dhe çoi në rezolutë të OKB-së, e cila ndalon aktivitetin e raketave bërthamore dhe balistike të veriut komunist. Raketë do të niset nga Stacioni Satelitor Solace nisur në Cholsan, në perëndim të vendit . Media shtetërore po ashtu kanë bërë me dije se Veriu ka nisur tashmë dy satelitë eksperimentale. Muajin e kaluar Pheniani ra dakord të pezullojë testimin e raketave me rreze të gjatë veprimi. Kjo arritje ishte pjesë e një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara, në këmbim të240 mijë ton ndihma ushqimore për Korenë e Veriut.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›