E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Mbretit Vokrri gati Duka nje Po te permbajtur

Presidenti i FSHF-se Po bisedimeve por nuk parashikoj rezultatin

Edhe shqiptaret do te kene nje Kupe Mbreti ashtu si edhe shume vende te tjera te njohura ne futbollin nderkombetar si Anglia Spanja etj. Gjasa pozitive per berjen realitet te nje ideje te tille jane te shumta. Konfirmimin ne parim per realizimin e kesaj iniciative e kane dhene drejtuesit me te larte te futbollit shqiptar dhe kosovar. Pra edhe pse tashme eshte perfundimtare hedhja poshte nga drejtuesit e Federates se Futbollit te Shqiperise dhe asaj te Kosoves e mundesise se formimit te liges se perbashket kjo nuk do te thote se ekipet e ketyre dy vendeve nuk do te kene mundesi te luajne mes tyre ne nje kompeticion te gjere. Nisma e klubit kosovar FC Prishtina dhe familjes mbreterore shqiptare per organizimin e turneut Kupa e Mbretit ku do te garojne ekipet me te suksesshme te Shqiperise dhe Kosoves ka marre mbeshtetje edhe nga drejtuesit e te dyja paleve. Kryetari i Federates se Futbollit te Kosoves FFK Fadil Vokrri ka konfirmuar se ne parim u ka ofruar mbeshtetje ideatoreve te formimit te kompeticionit Kupa e Mbretit gjate disa takimeve qe ka pasur me ta. Ky kompeticion mbareshqipetar sipas projektit do te jete tradicional dhe mendohet se do te jete mjaft prestigjioz e terheqes per klubet dhe tifozerine shqiptare. Ne jemi ne kontakte me ideatoret e lsquoKupes se Mbretit deklaroi Vokrri per gazeten e njohur kosovare lsquoExpress. Jemi takuar dyndashtri here me iniciuesit dhe ne parim kemi ofruar mbeshtetjen tone edhe pse akoma dicka konkrete nuk ka. Ende nuk eshte analizuar ne teresi projekti por ne i mbeshtesim te gjitha idete qe jane ne favor te futbollit. Ky trofe mendoj se do te zgjonte interesim prandaj FFK-ja ne parim ka ofruar mbeshtetje dhe do ti mbeshtese te gjitha ato nisma qe jane ne interes te zhvillimit te futbollit perfundon numri nje i futbollit kosovar. Ne anen tjeter edhe presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit Armand Duka ka dhene nje pergjigje pozitive ne lidhje me mbeshtetjen e iniciatives per organizimin e turneut Kupa e Mbretit por deklarata e tij e shkurter le te kuptohet se numri nje i futbollit shqiptar eshte treguar disi i permbajtur. Ne jemi te hapur per te biseduar rreth organizimit te ketij turneu por cfare vendimi mund te merret nuk mund te parashikoj ka thene Duka. Per momentin behet fjale thjesht per nje projekt te pranuar ne parim nga te gjitha palet dhe ende nuk ka nje vendim perfundimtar. Por optimizmi i iniciatoreve klubit FC Prishtina dhe princit Leka II eshte i madh per nje konkretizim te kesaj ideje. Per momentin qarkullojne zera se bisedimet kane hyre ne faze te avancuar dhe se me shume gjasa FSHF-ja mund te marre persiper mbarevajtjen e ketij aktiviteti te mundshem.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›