Kori "Jordan Misja" përfaqëson vendin në Gjermani
TIRANE - Kori i vajzave të Liceut Artistik "Jordan Misja" Tiranë ka përfaqësuar Shqipërinë në Festivalin e 34-t ndërkombëtar të Koreve në qytetin Halle (Saale) të Gjermanisë.
Aktiviteti u mbajt në datat 2 deri 5 maj. Vendi ynë merrte pjesë për herë të parë në këtë festival dhe kori së bashku me dirigjenten Ermira Alliu (Sulejmani) ka befasuar të pranishmit me cilësinë e interpretimit të repertorit të larmishëm, me pjesë nga: Bernstein, Schubert, Brahms, Mozart, Koliqi, Vako etj.
Me paraqitjen e bërë, ata kanë pranuar dhe krijuar një opinion vlerësimi të lartë për traditën dhe zhvillimin 53-vjeçar të korit të Liceut Artistik nga të gjithë profesionistët dhe grupet pjesëmarrëse. Entuziazmi dhe duartrokitjet do të shoqëronin të gjitha koncertet e korit të vajzave të Liceut Artistik, në të cilat merrnin pjesë Gjermania, Taiwani, Hungaria, Austria etj.
"Potenca dhe cilësia e lartë e korit të vajzave të Tiranës ishte një pasuri me shumë vlerë për festivalin e koreve", - do të shprehej Drejtori Artistik i tij, z.Dominik Grimm.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)