Angelina Jolie pohon: Kisha rrezikun 87% për kancer
Aktorja Angelina Jolie zbuloi se i është nënshtruar një mastektomie të dyfishtë për të parandaluar rrezikun e zhvillimit të kancerit.
Në një artikull të titulluar "Zgjedhja ime Mjekësore", që është botuar në New York Times, aktorja e njohur amerikane shkruan se i është nënshtruar kësaj procedure, sepse ka konstatuar rrezikun e kancerit në zhvillim në vezoret dhe gjoks.
Aktorja thotë se mjekët vlerësuan se kishte 87% rrezikun e kancerit të gjirit dhe pothuajse 50% rrezikun e kancerit ovarian, edhe pse ky rrezik është i ndryshëm në rast të çdo gruaje.
Jolie filloi terapinë më 2 shkurt dhe përfundoi më 27 prill. Gjatë gjithë kësaj periudhe arriti të ruajë sekretin e operacionit dhe të vazhdojë të bëjë punën e saj thotë.
Ajo shkruan se nëna e saj vdiq nga kanceri në moshën 56 vjecare dhe vete Jolie ka zbuluar se kishte të "dëmtuar" genin BRCA1, i cili rrit shanset e zhvillimit të sëmundjes. "Për çdo grua që lexon këtë, unë dua të dijë se ka opsione. Dëshiroj të inkurajoj gratë, që ta marrin në konsideratë dhe të kërkojnë këshilla", shprehet ajo.
Nëpërmjet artikullit aktorja jep detajet e ndërhyrjes, falenderon partnerin e saj Brad Pitt për butësi dhe i kujton botës se 458 000 gra vdesin nga kanceri i gjirit çdo vit.
"Unë mund t’iu them fëmijëve të mi se nuk duhet të frikësohen se do të më humbasin për shkak të kancerit të gjirit," shtoi ajo.
(an.jo/Balkanweb)