E Diel, 1 Nëntor 2026

Kori çek mrekullon publikun me mjeshtërinë vokale

TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ Një mbrëmje e jashtëzakonshme artistike ishte ajo e djeshmja në Teatrin e Operas dhe Baletit, ku 35 djemtë e korit çek “Boni Pueri” sollën një program fantastik.

“Czech Boys – Boni Pueri”, përveç kryeveprave botërore, këndoi dhe prezantoi edhe në shqip. Kori i djemve me famë botërore nga Çekia u drejtua nga maestro Pavel Horák dhe u shoqërua në piano nga Vartan Agopian.

Fëmijët çekë të “Boni Pueri”-t sollën një program të përzgjedhur nga repertori koral ndërkombëtar. Ata performuan dhe prezantuan në gjuhën shqipe, duke sjellë jo vetëm mjeshtërinë e tyre vokale, por edhe një lidhje të sinqertë me spektatorët në sallë.

Koncerti ishte premierë absolute në Shqipëri dhe solli përveç se një traditë të çmuar muzikore nga Republika Çeke, edhe një përvojë të veçantë kulturore për publikun shqiptar.

1 nga 6

/j.p/r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›