Kori i filarmonisë së Kosovës, sukses në Durrës
Kori i Filarmonisë së Kosovës, i përbërë nga 50 artistë, mes të cilëve me karierë 30 vjeçare, ka paraqitur vlerat e tij më të mira në koncertin e organizuar mbrëmjen e kaluar në mjediset e Muzeut Arkeologjik në Durrës.
Pas prezantimit të premten, në ditën e parë të Festivalit "Ditët e muzikës së re shqiptare", që po zhvillohet në Tiranë, koristët e Filarmonisë së Kosovës, nën drejtimin e dirigjentit Rafet Rudi, prezantuan në Durrës një program të vështirë me vepra të autorëve shqiptarë dhe të huaj.
Mjediset e muzeut arkeologjik ushtuan nga notat e pjesëve korale "Lux aurumque" dhe "O sacrum convivium" të kompozitorëve Eric Witacre dhe Olivier Messiaen. Artëdashësit ndoqën më pas suitën korale të Lorenc Antonit dhe "N'mjedis t'ballit", përpunuar nga Esat Rizvanolli.
Premiera e veprës "Në pyje vjeshta ndezi zjarre", e kompozitorit durrsak Haig Zacharian, u duartrokit gjatë për atmosferën lirike që sollën koristët e Filarmonisë dhe solistët Besa Llugiqi, Sanije Matoshi dhe Riad Ymeri. Vepra korale "Në pyje vjeshta ndezi zjarre" është shkruar në vitin 1997 dhe u intepretua për herë të parë në ditët e këtij Festivali.
Tenorët Riad Ymeri dhe Luan Dyrmishi dhe mexosoprano Sanije Matoshi kanë shkëlqyer edhe në intepretimin e këngëve labe "Janinës ç'i panë sytë" dhe "Kurrë më s'do marrësh rrugët e kurbetit". Artistët nga Kosova kanë sjellë me aftësi të veçanta profesionale dhe disiplinë të vërtetë artistike edhe veprat e tjera nga autorët Kostandin Trako, Vaso Tole, Mendi Mengjiqi, Baki Jashari, Hairston dhe Ernst Joch.
Në përfundim të programit që zgjati rreth një orë e 20 minuta dhe pas insistimit të publikut të pranishëm koristët kënduan pjesën e shkruar nga dirigjenti Rafet Rudi "Xhike moj loke".
Kori i Filarmonisë së Kosovës është krijuar në vitin 2003. Koncerti i mbrëmjes së kaluar në Durrës është pjesë e edicionit të 16 të festivalit "Ditët e muzikës së re shqiptare".
Në kuadër të këtij aktiviteti, të hënën në Akademinë e Arteve organizohet koncerti me vepra të muzikës së dhomës me temë "Muzika dhe artet figurative", ndërsa të mërkurën në të njëjtën sallë do të organizohet koncerti përmbyllës me orkestrën e harqeve të Radio-Televizionit Shqiptar.