Tragjedia në Tisa, mbi 20 të arrestuar për trafikim
Mbi 20 persona janë arrestuar në Hungari, Serbi dhe në Kosovë, të dyshuar për mbytjen e 18 shqiptarëve të Kosovës në lumin Tisa. Zëdhënësi i policisë hungareze, Janos Pal, ka deklaruar se Zyra e Interpolit në Budimpeshtë, Gjyqi komunal në Kanjizhë dhe Misioni i EULEX-it në Kosovë, kanë nisur hetimet kundër të arrestuarëve, ngase dyshohen për përfshirje në trafikimin e njerzëve. Sipas shtypit hungarez, policia në Hungari ka arrestuar 15 trafikantë me qenie njerëzore, ajo e Serbisë 5, ndërsa me urdhër të Eulex-it janë arrestuar edhe 11 organizatorë të trafikimit me qenie njerëzore në Kosovë, 7 prej të cilëve nga Podujeva dhe 4 nga Prishtina. Për zbulimin e grupit të trafikantëve ka ndihmuar, Agron Rama, i mbijetuari i tragjedisë, i arrestuar më 15 tetor në Hungari.