E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Société Générale” blen banken e ruse, “Rosbank”

Société Générale deklaroi perfundimin dje e operacionit te Rosbank, duke zoteruar 50% + 1 aksione. Shume shpejt Société Générale do te beje nje oferte te detyrueshme ndaj pakices se aksionereve, ashtu sic e kerkon ligji Rus per bankat. Me 600 deget e saj, Rosbank eshte banka private me rrjetin me te madh ne Rusi, me 3 milione kliente individe dhe 60000 ndermarrje te mesme dhe te vogla. Rosbank ka gjithashtu nje pozicion te forte ne sektorin bankar te biznesit me nje portofol prej rreth 7000 biznese te medha. Rrjeti i saj mbulon te gjithe territorin rus, perfshire 90% te qyteteve me me shume se 500000 banore, dhe ka zene vend mjaft mire ne rajonet me rritje te shpejte si Siberi dhe ne Rusine e Lindjes se Larget. Qe prej 2004, Rosbank ka pasur nje rritje vjetore me 40% ne teprice kredie. Société Générale shpreson te vazhdoje kete rritje te shpejte ne vitet qe vijne, duke u bazuar ne zhvillimet e aktiviteteve bankare dhe ne zgjerimin e rrjetit te saj te degeve, si dhe ne pozicionet e saj te forta ne biznesin e tregut bankar. Société Générale eshte e pranishme edhe ne Shqiperi nepermjet zoterimit te shumices se aksioneve ne Banken Popullore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›