Tekstilet, luksi sfilon ne Bizant
Nga Stambolli, Fjoraldi Zguro
Stambolli, pervec te tjerash, eshte pare nga tregtaret shqiptare si nje depo e madhe furnizimi, ku me pak dollare mund te sigurohen veshje nga me te larmishmet. Teksa pak i eshte kushtuar rendesi cilesise se rrobave, canta apo thase te mbushura deng, prej lagjeve tregtare te Stambollit, kane mberritur ne dyqanet e Tiranes e me andej ne te gjithe vendin. Mjafton te udhetosh me linjat ajrore, qe lidhin Stambollin me Tiranen, dhe mund te perballesh me tregtare shqiptare. "Bera nje blerje prej 6 mije eurosh, kryesisht veshje per meshkujt, malli mberrin ne Tirane pas disa ditesh me makine", thote Xhevairja, nje 25- vjecare pronare e nje butiku ne kryeqytet, e cila per shkak se e ka te veshtire te pajiset me vize greke, prej gati nje viti i eshte drejtuar Stambollit per te furnizuar dyqanin.
E megjithate trendi i koheve te fundit po i orienton biznesmenet shqiptare te "cantave" drejt markave dhe linjave te njohura te veshjeve turke. Ketij qellimi i ka sherbyer edhe prezenca e nje duzine tregtaresh shqiptare, javen e kaluar, ne Stamboll, ku edhe u zhvilluar panairi i 11 Nderkombetar i Modes. "Patem mundesi te njohim emra te rinj dhe te vendosim kontakte me biznese turke te sektorit te tekstileve", u shpreh nje prej tregtareve shqiptare. Pjesemarrja ne kete aktivitet te rendesishem per sektorin turk te tekstileve, u mundesua nga ambasada e Turqise ne Tirane. Biznesmenet shqiptare parashikuan se partneriteti me kompanite turke te tekstileve do te vije duke u rritur. Ne nje aspekt me te gjere, Turqia eshte partneri i trete per nga volumi tregtar me vendin tone, pas Italise dhe Greqise. Gjate 2007-es, importet nga Turqia regjistruan nje vlere prej 25,4 miliarde leke dhe nje pjese e mire u takon tekstileve.
Stambolli, kryeqytet i modes
Per 3 dite, Stambolli u shnderrua ne nje kryeqender te modes. Panairi i 11 Nderkombetar i Modes i mbajtur nga 7 deri 9 shkurt ne Stamboll, me i madhi i llojit te vet ne Turqi, u dha mundesine e ekzibicionit nje spektri te gjere te kompanive te tekstileve. Ne te moren pjese rreth 250 kompani turke dhe te huaja, perfshi ketu edhe stiliste me fame boterore. Stilistet turq me ne ze, te tille si Hakan Y&