Berisha: "Nuklearja", po bashkepunimit
Rozeta Rapushi
Italia do te jete mbeshtetesja kryesore e Shqiperise per te marre statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian dhe per liberalizimin e vizave para veres te ketij viti. Ministri i Jashtem italian, Franko Fratini, duke i siguruar mbeshtetjen e plote kryeministrit Sali Berisha te shtetit te tij, per procesin e integrimit te vendit, theksoi se dy vendet do te bashkepunojne ne realizimin e ketyre objektivave. "Objektivi politik, per te cilin ne duhet te punojme se bashku dhe per te cilin Italia do te jete ne vijen e pare, eshte i dyfishte: eshte objektivi per te pasur nje vendim per marrjen e statusit te vendit kandidat te Shqiperise ne BE, brenda ketij viti, dhe gjithashtu per te pasur vendimin per liberalizmin e vizave ne Shqiperi, para veres se ketij viti", i premtoi Fratini, kreut te qeverise. Duke prekur edhe situaten e tensionuar politike, kreu i diplomacise italiane theksoi se te gjitha forcat politike shqiptare duhet te bashkepunojne per te miren e Shqiperise ne Evrope. "Ndaj plotesisht me te, bindjen e thelle qe asnje force politike shqiptare nuk mund te mos bashkepunoje me qeverine shqiptare, pikerisht ne keto momente, per integrimin e Shqiperise dhe zhvillimin e saj",-tha Fratini, duke i keshilluar keshtu forcave politike ne vend, te lene menjane debatet dhe merite dhe te bashkepunojne per integrimin e vendit ne BE dhe liberalizim sa me te shpejte te vizave. Nga ana tjeter, Fratini tha se dy vendet, do te punojne se bashku per te nxitur Korridorin 8, qe perben nje nga infrastrukturat me te medha transevropiane dhe pikerisht per kete qellim do te zhvillohet se shpejti ne Tirane nje takim mes ministrave perkates. Nga ana e tij, kryeministri Berisha e siguroi ministrin Fratini, se qeveria e tij po realizon cdo kerkese per liberalizim te shpejte te vizave. "Shqiperia, nuk eshte nje vend i madh, por ofron potenciale te medha, mbi te gjitha ne fushen e energjetikes. Ne kete kontekst, dua te theksoj se ne kete fushe, kane nisur investimet, nga ndermarrje italiane, ne me shume se 1600 megavat per energjine eolike, te biomases dhe hidrike", informoi kreu i qeverise. Berisha shtoi se me ministrin Fratini diskutoi edhe per bashkepunimin ne fushen e energjise nukleare. "Diskutuam me ministrin Fratini edhe per bashkepunimin ne fushen e energjise nukleare. Dua te pershendes takimin e fundit midis kryeministrit italian, Silvio Berluskonit dhe Presidentit francez, Nikolas Sarkozy per ridimensionimin e kesaj fushe te energjise. Per kete kemi vendosur te pergatisim vendin, per te perfituar ne kete fushe", tha Berisha. "Dua te konstatoj me kenaqesi, zhvillimet e fundit ne fushen ekonomike: Vitin e kaluar ne kemi nenshkruar kater miliarde euro investime italiane ne kete vend, ne fushen e energjetikes dhe ne fusha te tjera. Italia eshte partneri me i madh, i shkembimeve ekonomike, te vendit tim", vijoi kreu i qeverise. Kreu i qeverise vleresoi se tepermi, investimet e medha italiane ne Shqiperi dhe siguroi thellim te bashkepunimit ne te gjitha fushat me vendin fqinj.