Korporata Ndërkombëtare Islamike Tregtare dhe Financiare (ITFC)
ITFC është një entitet autonom brenda grupit të Bankës Islamike të Zhvillimit (IDB), e themeluar për të bashkuar biznesin e tregut financiar, që më parë është ndërmarrë nga grupe të ndryshme brenda grupit të IDB-së. Konsolidimi i aktiviteteve tregtare financiare të bankës në të njëjtin grup shton eficensën e shërbimeve të shpërndarjes, duke i mundësuar përgjigje të shpejta nevojave të klientit në ambientin e biznesit të tregjeve. Një trashëgimi e pasur prej 30 vjetësh në tregun financiar i grupit të IDB-së e pozicionon ITFC-në në një pozicion drejtues për mbështetjen e zhvillimit socialo-ekonomik nëpërmjet tregtisë , vendosjes së hapave të reja për financimin tregtar, rritjes së tregut, standardeve etike të biznesit dhe zhvillimit të instrumenteve financiare. Duke operuar sipas standardeve botërore ITFC promovon objektivat e zhvillimit të IDB-së me anë të dy kolonave kryesore, Financa Tregtare dhe Promovimi Tregtar duke përmbushur kështu edhe moton “Përparimi i Tregtisë dhe Përmirësimi i Jetës”. Banka me rritjen më të shpejtë për vitin 2008 dhe e vlerësuar me notën A- (Trk) në terma afatgjatë, “Aktif Bank” është banka më inovative në Turqi dhe rajon, duke operuar në 3 vende. Me tiparet e saj dinamike, “Aktif Bank” ka vendosur aleanca strategjike kombëtare dhe ndërkombëtare. “Aktif Bank” përqendron investimet e saj në teknologji dhe procesin e punës, duke aplikuar “Direct Banking” dhe “City Banking” në Turqi.