Tiranë, arrestohet 35-vjeçari, u kap me mallra kontrabandë
Një 35-vjeçar u ndalua nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se tregtonte mallra kontrabandë. Në prangat e specialistëve të Seksionit Kundër Krimit Ekonomik-Financiar, ra Julian Kapedani, lindur dhe banues në Tiranë. Agjentët organizuan
operacionin policor të koduar “Aroma”, ku sekuestruan një sasi malli. 35-vjeçari u ndalua në afërsi të tregut çam, duke tregtuar mallra kontrabandë, në automjetin e tij tip “Lancia”, me targa TR 7114 S. Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, të cilën e kishte përshtatur si magazinë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale qindra parfume, si dhe kremra të llojeve të ndryshme. U kryen veprimet procedurale dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të “tregtimit dhe transportimit të mallrave kontrabandë” dhe “ruajtjes apo depozitimit të mallrave kontrabandë”.