E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrektimi i sistemit zgjedhor, PS firmos, Milo: Presim reflektimin e PD

TIRANË- Partia Socialiste ashtu sic edhe kishte paralajmëruar ka firmosur deklaratën e partive të vogla, të cilat kërkojnë që ndryshimet në kodin zgjedhor të nisin me korrektimin kombëtar të këtij sistemi, pasi ai aktual spanjoll sipas tyre është adaptuar me deformime. Tashmë pritet një përgjigje përfundimtare nga ana  mazhorancës, pasi vetëm firma e tyre mungon, duke qënë se LSI ka dhënë konfirmimin e saj pro për këtë cështje.

Pas nënshkrimit të deklaratës, kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur mesditën e sotme në selinë rozë krerët e partive pjesë të koalicionit opozitar. Në takim morën pjesë kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, Paskal Milo i Demokracisë Sociale, Nard Ndoka i Partisë Demokristiane, si dhe kreu i PSV 91, Petro Koçi. 

Pas mbledhjes, kreu i Demokracisë Sociale Paskal Milo konfirmoi se 26 parti bashkë me PS, kanë firmosur deklaratën nëpërmjet së cilës kërkojnë korrektim kombëtar të sistemit zgjedhor. Milo i bëri thirrje Partisë Demokratike që te reflektojë pasi kjo nuk është kërkesë vetëm e opozitës, por edhe e aleatëve të mazhorancës. 

“Ajo që kërkojmë nga ky dokument dhe që do i dërgohet shpejt komisionit të reformës zgjedhore është cështje me rëndësi për shqiptarët që votojnë. Ka të bëjë me barazinë e votës dhe të drejtën Kushtetuese, ndaj duhet mbështetur nga të gjithë. Është nënshkruar nga një numër i madh i partive politike, 26 parti politike. Shpresojmë që edhe PD të reflektojë dhe të mbështesë korrektimin kombëtar, pasi kërkesa nuk vjen vetëm nga parti aletate të opozitës, por edhe të PD, sic është LSI. Ne nuk e dimë akoma përgjgjen e spektrit të djathtë pasi me to po merret Arian Madhi dhe ai nuk është kontaktuar ende nda PD. Shpresojmë që në fund të ditës të kemi një konkluzion”,- u shreh Milo.

PS ka dhënë konsensusin e saj për pretendimin e partive të vogla sa i takon korrektimit të sistemit dhe barazisë së votave, pas debateve të forta mes kryesocialistit Rama me aleatët e saj, por edhe të mazhorancës në tryezën e partive për reformën zgjehdore ku dhe parashtruan kërkesat e tyre. “Të vegjlit” nuk mundën dje t’iu impononin propozimet e tyre dy partive të mëdha, PD e PS. Këtë përgjigje ata e morën nga kryesocialisti, Edi Rama si dhe përfaqësuesi i selisë blu, Ilir Rusmali, të cilët ishin të pranishëm në këtë takim. Kreu i PS-së, Edi Rama deklaroi se sistemi është demokratik. Rama tha se nuk do ta kushtëzojë hartimin e ligjit të ri zgjedhor me ndryshimin e sistemit, duke lënë të kuptohet se mund të mbështesë PD-në në rast kundërshtimi. Diskutimet degjeneruan në debate dhe akuza të ndërsjellta mes kryesocialistit Edi Rama, përfaqësuesve të Ballit Kombëtar dhe Partisë Republikane. 
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›