E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS pranon kërkesat e aleatëve: PD të reflektojë për korrektimin kombëtar

Tiranë- Partia më e madhe opozitare në vend ajo socialiste ka nënshkruar sot deklaratën e partive të vogla të cilat kërkojnë që të merren parasysh kërkesat e tyre në procesin e reformes zgjedhore.

Sipas të vegjëlve sistemi aktual spanjoll ka pësuar deformime teksa kërkojnë korrektim kombëtar të votës.

Po ashtu edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka shprehur dakordësinë e saj për këto ndryshime të propozuara nga partitë e vogla.

Pas firmosjes së marrëveshjes lideri i PS-së Rama ka mbledhur në selinë e partisë aleatët e majtë. Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, kryetari i Demokracisë Sociale Paskal Milo, Nard Ndoka i Partisë Demokristiane, si dhe kreu i PSV 91, Petro Koçi ishin të pranishëm në takimin me zotin Rama.

Pas takimit në një prononcim për mediat kreu i PDS-së, Milo tha se tashmë opozita e bëri detyren e saj teksa i bëri thirrje Partisë Demokratike të reflektojë për marrëveshjen. Sipas tij marrëveshja është nënshkruar nga 25-26 parti politike.

Gjatë ditës së djeshme u duk sikur dështoi tryeza e të vegjëlve për reformen zgjedhore pas replikave me kreun socialist Edi Rama dhe përfaqësuesve të PD-së në takim

Duke folur në tryezën e partive e mbajtur sot për reformen zgjedhore drejtuesi i PDS-së, Paskal Milo tha se
të gjitha partitë politike duhet të garantojnë përmes hartimit të kodit zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Shqetësimi ynë ka qenë që së bashku të realizojmë atë që kemi menduar që në nisje, tranparenca dhe gjithëpërfshirja. Ne kemi shpresë që faktorët politikë do dëgjojnë me vemëndje shqetësimet tona që vijnë nga ideja që ne të kontribuojmë të gjithë së bashku, të hartojmë një kod zgjedhor për zgjedhje të lira dhe të ndershme- tha Milo në hapje të takimit.

Në fjalën e tij kryterai i grupit parlamentar të Partisë Republikane, Arian Madhi tha se Kodi Zgjedhor duhet të zbatohet në të Kushtetutes.

Nëse ne do bëjmë gabime disa ditë, do të paguajmë për shumë gjatë. Ne nuk do lejojmë luksin te kemi që kodi zgjedhor të kalojë parimet Kushtetuese. Parimi themelor është barazia e votes ose zgjedhje të barabarta- tha Madhi.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›