Sot Barcelona-Çelsi, Guardiola: Do jetë luftë, jemi mësuar me këto sfida
BARCELONE- Nuk bëhet më shaka e aq më tepër, eksperimente. E ka kuptuar mirë një gjë të tillë Pep Guardiola, që pas humbjes në klasiken me Realin e Madridit, ka ndërmend të hedhë në fushë skuadrën më të fortë të mundshme në përballjen e sotme kundër Çelsit. Nuk ndodhte nga viti 2009 që katalanasit të pësonin dy humbje rresht. Shkaqet e humbjes me Çelsin një javë më parë, por edhe me Realin të shtunën, shihen te lënia në stol e titullarëve si Zherard Pike apo Çesk Fabregas. Sot, Guardiola ka ndërmend t’i hedhë të dy në fushë si titullarë, pasi nuk kërkon të rrezikojë. Pike do të jetë në qendër të mbrojtjes, ç’ka duket se u jep fund polemikave mes tij dhe trajnerit Guardiola. Ndërkohë, në fushë edhe Aleksis Sançez e Çesk Fabregas, ndërsa mbetet për t’u parë nëse katalanasit do të luajnë me 3 apo me 4 mbrojtës. “Jemi gati për të luftuar dhe për të arritur finalen e Mynihut. E nisim me një gol disavantazh, por do të përpiqemi të përmbysim gjithçka”, deklaroi tekniku Pep Guardiola, në konferencën e djeshme për shtyp.
GUARDIOLA
Trajneri i Barçës ka deklaruar hapur ditën e djeshme se skuadra e tij do të japë gjithçka për të arritur në finalen e Champions League. “Mund të ndodhë që morali të jetë i ulët kur humbet ndeshje si ajo me Çelsin apo me Realin e Madridit, por jam i bindur se futbollistët e mi do të japin gjithçka, - deklaroi Pep Guardiola. – Këta janë futbollistë me një eksperiencë shumë të madhe në nivelet e larta. Kanë luajtur dhe kanë fituar ndeshje si kjo”. Çelsi fitoi 1-0 në ndeshjen e parë, falë golit të Didier Drogba, ç’ka e bën më të vështirë misionin për kampionët e Evropës në fuqi. “Duhet të shënojmë, kjo është e qartë, - u shpreh Guardiola. – Çelsi është një ekip shumë i fortë fizikisht, që di të shfrytëzojë hapësirat, kështu që duhet të luajmë me ritëm dhe me durim. Nuk mendoj se shanset për të shënuar do të jenë shumë, kështu që duhet t’i shfrytëzojmë në maksimum. Jam përballur edhe herë të tjera me ndeshje kaq të rëndësishme dhe kaq të forta, kështu që kam një optimizëm të madh, sepse besoj te futbollistët dhe te skuadra ime. Duhet të fitojmë për tifozët tanë”, tha më tej tekniku katalanas. Barça e ndeshjeve të fundit, përveçse problemeve me formacionin, ka treguar edhe shenja lodhje. “Duhet të përpiqemi ta harrojmë lodhjen dhe të bëjmë më të mirën, nuk besoj se do të jetë problem, - deklaroi Pep Guardiola. – Jemi gati për të luftuar për finalen e Mynihut. Nuk duhet të mendojmë se çfarë ndodhi në “Stemford Brixh”. “Kamp Nou” na jep gjithnjë një mbështetje të madhe. Pike? Nuk kam asnjë problem me të, kemi shumë lojtarë dhe mund të zgjedh. Maskerano e Pujol kanë luajtur mirë dhe në klasike vendosa të hedh ata në fushë”, përfundoi trajneri i Barcelonës.
(m.a/A.Latifi/BalkanWeb)