E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, thellohet përcarja për kreun e qarkut

FIER- Vijon përcarja mes anëtarëve të Këshillit Bashkiak në Fier, të cilët jo vetëm që kanë dy kryetarë, por edhe mbledhja e radhës është zhvilluar paralelisht në dy salla.

Pas maratonës së gjyqeve për kryetarin e këshillit të qarkut Fier, të dy pretendetët, Artur Shehu i PD dhe Vangjel Ndreko i PS, kanë mbledhur sot këshillin e qarkut. Mbledhja e këshilltarëve të qarkut me kryetar Shehun filloi me rreth 90 minuta vonesë, për shkak se nuk plotësohej numri i nevojshëm prej 49 këshilltaresh, nga 96 që ka gjithsej qarku i Fierit. Në këtë mbledhje merrte pjesë edhe prefekti i qarkut, Robert Bitri.

Paralelisht me këtë mbledhje, me pranine e deputetëve socialiste dhe prezencës së OSBE, u zhvillua mbledhja tjeter e këshillit të qarkut nën drejtimin e Vangjel Ndrekos, ku mernin pjesë 55 këshilltare.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›