E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrenti zë 18-vjeçarin, po riparonte pompën e ujit



MALËSI E MADHE – Një 18-vjeçar nga Malësia e Madhe humbi jetën aksidentalisht në orët e vona të së premtes, teksa po riparonte defektin e pompës së ujit, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Burime zyrtare pranë komisariatit të policisë së Malësisë së Madhe bëjnë të ditur se "Ardian Smajli, lindur e banues në fshatin Çezme të komunës Gruemirë të rrethit të Malësisë së Madhe humbi jetën aksidentalisht para shtëpisë së tij. Sipas tyre, 18-vjeçari Smajli po lidhte telat e kontaktit të energjisë elektrike me një pompë uji të vendosur në oborrin e shtëpisë së tij". Gabimisht ai pa prekur telin, duke mbetur i vdekur në vend.

Vdes 28-vjeçari, dyshim për shkarkim elektrik

KORÇË - Gjendet i vdekur në fshatin Qafrrom të Korçës një i ri 28-vjeçar, ku dyshimet e para janë hedhur se kjo mund të ketë ndodhur nga një shkarkesë elektrike gjatë kohës që viktima ndodhej pranë një kabine elektrike. Forcat e policisë, të njoftuar nga banorët e fshatit kanë gjetur në orët e vona të mbrëmjes së premte të shtrirë pa jetë shtetasin Jonis Dervishi, lindur dhe banues në Korçë. Farë pranë viktimës është gjetur edhe automjeti i tij tip “Benz”. Ekspertët mjeko-ligjorë që kanë bërë kontrollin e trupit të pajetë të 28-vjeçarit dhe thonë paraprakisht se vdekja mund t’i jetë shkaktuar nga një goditje elektrike. Ai është gjetur fare pranë kabinës elektrike. Ndërkohë policia ende nuk ka nxjerrë një version zyrtar për shkakun e vdekjes së 28-vjeçarit. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se makina e Dervishit u gjet e hapur dhe brenda saj u gjet një celular dhe rrobat të cilat mendohet se i përkasin viktimës.

9 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›