Abuzimi me pensionet, Prokuroria në hetim edhe dy të tjerë
Gjithsej 15 të proceduar penalisht për përfitim të padrejtë të pensionit. Hetimet kanë filluar dy muaj më parë, pas denoncimit nga Sigurimet Shoqërore
Luan Kondi
TIRANË - Prokuroria e Tiranës ka nisur dje hetimet ndaj dy personave, të cilët dyshohen se kanë përfituar pension të parakohshëm pleqërie në mënyrë të paligjshme. Burime zyrtare nga kjo prokurori bënë të ditur për gazetën se nën hetim janë marrë Selim Hysalia, 57 vjeç dhe Adem Dervishi, 50 vjeç, banues në Tiranë. Materialet denoncuese në ngarkim të tyre janë referuar ne prokurori nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore në Tiranë, e cila pretendon se këta shtetas përmes mashtrimit kanë përfituar pension të parakohshëm.
Penalitetet
Gjatë këtij viti Prokuroria e Tiranës ka regjistruar me dhjetëra procedime penale në ngarkim të personave që mendohet se kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme pension pleqërie apo të parakohshëm, duke falsifikuar dokumentet zyrtare. Ekzaminimet e rasteve të para kanë provuar falsifikimin e dokumentacionit zyrtar për qëllime përfitimi të pensionit të parakohshëm të pleqërisë. Në kuadër të hetimeve të hapura mbi abuzimet me pensionet, prokuroria ka sekuestruar në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Tiranë dhjetëra dosje personash, të cilët mendohet se kanë përfituar në mënyrë të padrejtë pension. Materialet shkresore të këtyre dosjeve po i nënshtrohen ekzaminimeve në Laboratorin Qendror Kriminalistik në Tiranë. Sipas burimeve të mësipërme, përmes kësaj procedure, ekspertët pritet të dalin në një konkluzion shkencor për dokumentet që dyshohet se janë falsifikuar, për të vazhduar më pas me hetime për zbardhjen e mekanizmit për përfitimin e pensioneve dhe personat e përfshirë në këtë abuzim.
Dosja
Hetimet për këtë çështje nisën në muajin prill nga prokuroria, pas kërkesës së policisë për procedimin e mbi 12 personave që dyshohet se përmes dokumenteve false, kanë përfituar pension të parakohshëm qysh në vitin 2000. Nën hetim gjithashtu janë edhe ish-punonjës të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore.
Rreth 6 kategori mendohet se kanë abuzuar me pensionet. Inspektimet prej disa kohësh nëpër dosjet e përfituesve kanë dhënë dhe rezultatet e para, që i përkasin kryeqytetit. Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore të Tiranës, bëri publike gati dy javë më parë dosjet me të cilat mendohet se kanë abuzuar qytetarë të ndryshëm, duke kryer një sërë shkeljesh. Prej më shumë se një viti, një nga prioritetet e ISSH-së ka qenë pastrimi i skemës nga përfitimet e padrejta. Gjatë verifikimeve janë konstatuar shkelje në dosjet e pensioneve në korrigjime të periudhave në regjistrat themeltarë (data, muaji, viti). Shumë qytetarë, për të përfituar pension, kanë dubluar periudhat e punës. Një kategori tjetër që mendohet se kanë abuzuar me përfitimin e pensioneve janë edhe ata persona që u është konstatuar mospërputhje të vërtetimit të ditëve të punës në kooperativat bujqësore të dorëzuara në dosje me regjistrat ekzistues, të dorëzuar më pas në arshivën e DRSSH-së Tiranë dhe së fundi është vënë re një mosekzistencë e emrit të përfituesit në indekset e ndërmarrjeve apo minierave.
9 Qershor 2008