Gjendet i vetëvarur një 35-vjeçar në Sauk
TIRANË - Një 35-vjeçar nga Tirana i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e së premtes duke u vetëvarur në banesën e tij, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarje. Burime zyrtare nga policia e Tiranes njoftuan dje se shtetasi Nexhmi Çullhaj, 35 vjeç është gjendur i vetëvarur në banesën e tij në Sauk Tiranë. Sipas burimeve zyrtare, paraprakisht dyshohet se viktima ka konsumuar shpesh herë pije alkoolike dhe së fundmi kishte shfaqur edhe shqetësime nervore. Nga të njëjtat burime mësohet se aktet procedurale për këtë ngjarje i kaluan për hetime të mëtejshme prokurorisë së Tiranës.
9 Qershor 2008