Hoteli me i famshem i Durresit nderron pronar

Forcat speciale te policise te ardhura nga Tirana dhe ato te Durresit kane mbeshtetur Zyren e Permbarimit per ekzekutimin e nje vendimi gjyqesor i cili ka hasur ne kundershtimin e administratorit te godines se ish-turizmit prane shetitores bregdetare dhe personave te punesuar ne mirembajtjen e ruajtjen e saj.
Nje pjese e tyre qe banojne ne te kane deklaruar se do te dalin prej andej vetem te vdekur.
Problemet e pronesise dhe vendimet e gjyqesorit kane shkaktuar perplasje mes forcave policore ekzekutuesve te vendimit dhe pales tjeter.
Policia deklaroi se eshte ne mbeshtetje te ekzekutimit te nje vendimi te gjyqesorit dhe ceshtja eshte konsideruar si pushtim prone nderkohe qe kundershtuesit folen per nje vendim gjyqesor te korruptuar nderkohe qe per pronesine mbi objektin nuk eshte thene ende fjala e fundit.
Gjate konfliktit policia shoqeroi ne ambientet e komisariatit shtetasin Ilir Zakova njeri prej vellezerve qe ka marre ne ruajtje ish-Vollgen.
Godina dikur nje nga krenarite e qytetit te Durresit iu ble ish-pronares Alie Fortuzi ne vitin 1994 nga kompania arabe Saudi Brothers Commercial Company nje nga me te njohurat ne Lindjen e Mesme.
Afro 10 vjet me vone nje pasardhes i biresuar i ish-pronares Zamir Hasa nga Elbasani permes nje gjyqi me nje nga administratoret e meparshem te godines merr ne zoterim objektin me nje vendim gjyqesor qe finalizohet ne vitin 2003.
Odiseja e gjyqeve per kete objekt te ngritur ne nje nga zonat me te frekuentuara te Durresit nga turistet dhe vendasit eshte mbyllur me ekzekutimin e vendimit te gjykates nderkohe qe nje kallezim penal eshte bere nga administratori aktual i kompanise prane Prokurorise se Durresit per hetimin e ketij rasti duke pretenduar se pronesia eshte siguruar mbi bazen e falsifikimit te dokumentacionit.
Kompania arabe e pati blere objektin per 800 mije dollare 16 vite me pare permes perfaqesuesit te pronares Agim Sula.
Ne vitin 2003 Zamir Hasa permes gjyqesorit pretendon se eshte prone e nenes se tij Alie Fortuzit qe e kishte biresuar.
Pronarja e objektit 5 vjet pas shitjes se tij te kompania arabe ndahet nga jeta. Edhe pasardhesi i saj djali biologjik vdes aksidentalisht.
Permes nje procesi gjyqesor ku pale perfaqesuese e kompanise arabe ishte nje nga vellezerit administratore shtetasi arab Muhamed Bauazeri gjykata i njeh pronesine Zamir Hases.
Pavaresisht kundershtimeve dhe pretendimeve objekti eshte marre ne dorezim nga pronari i njohur prej gjykates.